Hamza falënderon bashkatdhetarët në Austri për mbështetjen e palëkundur

Hamza falënderon bashkatdhetarët në Austri për mbështetjen e palëkundur

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka falënderuar bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovës.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se jo vetëm në Austri, por kudo në botë, mbështetja për Kosovën, vendin e bën më të mirë.

“Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën. Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

Në këtë tubim, Hamza nuk mori pjesë, pasi vizitën e anuloi për shkak të sulmit terrorist në Ibër Lepenc.