Hamza e nisi ditën me një takim me ambasadorin e Finlandës, folën për zhvillimet politike në vend

Hamza e nisi ditën me një takim me ambasadorin e Finlandës, folën për zhvillimet politike në vend

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ditën e sotme e nisi me një takim me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hamza thotë se me ambasadorin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Ditën e sotme e nisa me një takim me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve”, shkroi Hamza.