HomeAktualeHamza: Do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

Hamza: Do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se subjekti i tij opozitar më nuk mjaftohet me thirrjet që të respektohet ligjshmëria, por do të veprojë që ajo të rikthehet.

Gjatë një deklarimi nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës, Hamza kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet për bllokim të Kuvendit të Kosovës, pasi organi ligjvënës ende nuk është konstituuar.

Sipas tij, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, “sillet sikurse nuk ka ndodhur asgjë”, teksa organi ligjvënës ende nuk është funksional pas zgjedhjeve të qershorit.

Hamza tha se janë shkelur të gjitha afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, por edhe afati, sipas interpretimit të LVV-së, për këtë proces, duke shtuar se partia e tij nuk do të lejojë që “shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë”.

“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën PDK-ja nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë me përgjegjësi, me vendosmëri, me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, tha Hamza, duke premtuar se do të shqyrtojë format e veprimit politik, institucional dhe juridik për ta kthyer Kosovën “në binarët e ligjshmërisë”.

Ndonëse Hamza nuk e tha në mënyrë eksplicite se veprimi politik dhe juridik i partisë së tij nënkupton adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, nga ky subjekt i kanë thënë Radios Evropa e Lirë një ditë më parë se dërgimi i çështjeve te gjykata më e lartë në vend do të jetë një nga masat që do të ndërmarrin, por që veprimet e tyre varen nga zhvillimet në ditët në vijim lidhur me formimin e institucioneve.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se janë duke i shqyrtuar të gjitha veprimet që bien ndesh me Kushtetutën dhe se janë duke parë modalitetet që do t’i ndjekin.

Lajmet e Fundit

Po vjen Big Brother VIP Kosova 5 – emrat e parë nisin të zbulohen

Po vjen… po vjen… dhe këtë herë, pritet të ketë shumë surpriza! Big Brother VIP...

Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja mund të mbajë trurin deri në 13 vite më të ri

Një studim i ri sugjeron se të mësuarit dhe përdorimi i disa gjuhëve mund...

10 VITE MË PARË… NISI HISTORIA 

5 shtator 2016, ora 20:45 – Veritas Stadion, Turku. Këtu nisi një kapitull i...

Raphinha kapiten i parë i Barcelonës, Pedri zëvendëskapiten

Barcelona ka përcaktuar grupin e kapitenëve për sezonin aktual. Raphinha do të mbajë shiritin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...