Hamza: Do ta mbështes sektorin privat, që bizneset t’i përmirësojnë kushtet dhe pagat për punëtorët

Hamza: Do ta mbështes sektorin privat, që bizneset t’i përmirësojnë kushtet dhe pagat për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e drejtuar nga ai do ta mbështesë sektorin privat me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe pagave për punëtorët.

Gjatë vizitës së tij në këtë biznes, që merret me përpunimin e kërpudhave, frutave të malit dhe bimëve aromatike, Hamza tha se përmes partneritetit me biznese do ta nxisë zhvillimin ekonomik në Kosovë.

“Unë jam i interesuar që t’i mbështes bizneset, përmes reformave të mira fiskale dhe financiare. Mirëpo, këto nuk i bëjmë vetëm për juve pronarët. Ne duam që juve t’ua mundësojmë të fitoni më shumë, të investoni më shumë, që të mund të përmirësoni edhe kushtet për të punësuarit, t’i rrisni pagat për sektorin privat, si dhe të rrisni mirëqenien për të punësuarit në sektorin privat”, ka theksuar Hamza.

Ai shtoi se një ndër prioritetet e tij do të jetë fuqizimi ekonomik i grave dhe ofrimi i mundësive të barabarta për to në tregun e punës.