HomeAktualeHamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen...

Hamza: Bizneset që investojnë dhe hapin vende pune do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar”, të cilën e cilësoi si një shembull të investimeve të mençura që krijojnë vlerë për ekonominë dhe mirëqenie për qytetarët.

Hamza theksoi se zhvillimi ekonomik i Kosovës duhet të mbështetet tek bizneset prodhuese, inovative dhe investimet në energjinë e pastër, të cilat krijojnë vende të reja pune dhe rrisin konkurrueshmërinë e vendit. “Muqa Solar është dëshmi se investimet e mençura krijojnë vlerë për ekonominë dhe mirëqenie për qytetarët. Bizneset që investojnë, hapin vende pune dhe sjellin inovacion do ta kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit në qeverisjen time”, deklaroi Hamza.

Ai kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e rezultateve konkrete në zhvillimin ekonomik dhe realizimin e projekteve kapitale, duke theksuar se pas gati gjashtë vitesh qeverisje dhe shpenzime rekord, qytetarët ende presin investimet e premtuara. “Ku janë autostradat, fabrikat, çerdhet, stadiumet, parqet solare, digat dhe shumë projekte të tjera që iu premtuan qytetarëve?”, pyeti Hamza.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një qeveri që e sheh sektorin privat si partner zhvillimi dhe që krijon kushte më të mira për investime, me tatime më të ulëta, më shumë mbështetje për bizneset dhe politika që nxisin prodhimin vendor.

Hamza vlerësoi se qytetarët tashmë e kanë kuptuar dështimin e qeverisë aktuale dhe se zgjedhjet e 7 qershorit janë mundësi për një drejtim të ri zhvillimor për vendin. “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, përfundoi Hamza.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...