HomeAktualeHamza: Bizneset do të kenë më pak tatime, më shumë mbështetje dhe...

Hamza: Bizneset do të kenë më pak tatime, më shumë mbështetje dhe hapësirë për zhvillim

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza tha se ekonomia e Kosovës ndërtohet mbi punën, guximin dhe investimet e sektorit privat, duke theksuar se bizneset kanë nevojë për një qeveri që i mbështet dhe jo që u krijon pengesa.

“Puna e ndërmarrësve dhe punëtorëve shihet më së miri kur jemi pranë tyre. Në qeverisjen time, bizneset do të kenë më pak tatime, grante deri në 30% dhe më shumë hapësirë për zhvillim. Kosova ndryshon kur mbështeten ata që punojnë”, ka shkruar Hamza.

Ai rikujtoi se Programi i PDK-së parasheh një sërë masash konkrete për sektorin privat, duke përfshirë subvencione dhe grante që mbulojnë deri në 30 për qind të investimeve për sektorët prodhues dhe inovativë, zgjerimin e Fondit të Garantimit të Kredive, si dhe krijimin e instrumenteve të reja financiare për bizneset e reja dhe startup-et.

Gjithashtu, bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 mijë euro do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato me qarkullim deri në 30 mijë euro do të tatohen vetëm mbi fitimin real.

Sipas Hamzës, një nga pengesat kryesore për bizneset do të adresohet përmes ndryshimit të mënyrës së pagesës së TVSH-së, duke e transferuar atë nga kufiri në momentin e shitjes së produktit, masë që do të përmirësojë likuiditetin, do të ulë presionin financiar dhe do të krijojë kushte më të favorshme për investime dhe punësim.

PDK vlerëson se zhvillimi ekonomik, rritja e pagave dhe hapja e vendeve të reja të punës janë rruga më e sigurt për t’i dhënë fund krizës ekonomike dhe për të kthyer besimin e qytetarëve në të ardhmen e vendit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...