HomeAktualeHamza bisedon në telefon me Thaçin: Më 16 shtator drejtësia do të...

Hamza bisedon në telefon me Thaçin: Më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend, të fala nga presidenti

spot_img

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar për Kosovën, familjet, miqtë dhe qytetarët që, sipas tij, nuk kanë reshtur së besuari në rikthimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza ka thënë se gjatë bisedës është folur edhe për pritjen e gjatë të përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë, duke vlerësuar se vonesat e vazhdueshme në shpalljen e aktgjykimit e kanë rënduar edhe më shumë këtë pritje.

“Drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, ka theksuar Hamza, duke shprehur bindjen se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe presidenti Thaçi, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, do të kthehen të lirë në Kosovë.

Kreu i PDK-së, gjatë bisedës i ka përcjellë ish-presidentit Thaçi përshëndetjet, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka bërë të ditur se edhe ish-presidenti Thaçi ka kërkuar që përshëndetjet e tij më të përzemërta t’u përcillen të gjithë qytetarëve.

“Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”, ka shkruar Hamza.

Në fund të reagimit të tij, kryetari i PDK-së ka përsëritur mesazhin: “Dielli do të lindë përsëri! Për çlirimtarët, për historinë tonë të lavdishme dhe për Kosovën!”.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...