Hamiltoni triumfon për Çmimin e Madh të Britanisë
Gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Britanisë në pistën Silverstone na dha një spektakël të vërtetë sot dhe në garën më të mirë të sezonit fitoi piloti britanik Lewis Hamilton.
Hamilton arriti kështu fitoren e tij të parë në kampionatin e Formula 1 që nga 5 dhjetori 2021, kur festoi në Arabinë Saudite dhe ky ishte sezoni i famshëm në të cilin Max Verstappen i dha fund dominimit të tij shumëvjeçar. Në fillimin e garës së sotme, Geoerge Russell mbajti pozitën e parë, Hamilton mbeti i dyti, dhe Verstappen arriti të kalojë përpara Lando Norris në pozitën e tretë dhe ky ishte ndryshimi më domethënës në xhiron e parë.
Megjithatë, Verstappen nuk mundi të gjente ritmin e duhur dhe Norris e kaloi atë në xhiron e 15-të dhe menjëherë pas kësaj të dy drejtuesit e Mercedes gabuan në kthesën e parë dhe më pas Norris mori vendin e parë. Në atë moment filloi të bjerë shi dhe McLaren u soll shumë më mirë në kushte të tilla, ndërsa Oscar Piastri doli në krye të renditjes. Mirëpo, Piastri ishte i fundit që ndërroi gomat kur filloi të binte shi dhe me atë rast humbi shumë pozita dhe zbriti në vendin e 6-të. Norris mbajti vendin e parë edhe në kushte shiu, Hamilton ishte i dyti dhe Verstappen i treti në xhirot në vijim, por në xhiron e 34-të Russell duhej të dorëzohej për shkak të problemeve me makinën.
Shiu u ndal disa xhiro më vonë dhe pothuajse të gjithë shoferët kaluan në goma të thata në xhiron e 39-të. Norris ishte i vetmi nga kreu i renditjes që nuk e bëri këtë, një xhiro më vonë ai shkon të ndryshojë gomat dhe bën një gabim që bën që Hamilton të zërë vendin e parë. Hamilton mbajti vendin e parë deri në fund dhe festoi fitoren pas 945 ditësh. Verstappen përfundoi i dyti me vetëm një sekondë e gjysmë prapa, pasi holandezi e kaloi Norrisin katër xhiro para fundit. Britaniku me makinën McLaren, Russel përfundoi i treti, dhe në dhjetëshen e parë ishin Piastri, Sainz, Hulkenberg, Stroll, Alonso, Albon dhe Tsunoda. Verstappen mbetet lider në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 255 pikë, Norris është i dyti me 171 pikë, Leclerc është i treti me 150 dhe Hamilton mbetet i teti pasi ka vetëm 110 pikë.