Haliti: Vuçiq s’mund të sulmojë Kosovën me ushtri, por me grupet “kryengritëse” në veri

Haliti: Vuçiq s’mund të sulmojë Kosovën me ushtri, por me grupet “kryengritëse” në veri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është në pozicionin për ta sulmuar pasi Serbia është ndeshur një herë me NATO-n.

Por, Haliti thotë se Vuçiq mbështet grupet e “kryengritësve” nëpër fshatrat me shumicë serbe në veri për të mbajtur të destabilizuar vendin.

“Vuçiq nuk është në pozicion që të urdhërojë ushtrinë për ta sulmuar Kosovën sepse kanë provuar NATO-n se çfarë është. Do të ishte një sulm kundër NATO-s, një sulm në kundërshtim me rezolutën 1244 dhe do të ishte një problem i madh. Por, Vuçiq po i mbështet forcat të cilat kanë në plan të organizojnë sulme dhe të ashtuquajtura kryengritje nëpër fshatrat kryesisht në rrethin e Zubin Potokut me qëllim  që të mos e lënë situatën e stabilizuar në Kosovë dhe të ketë përplasje të vazhdueshme”, tha Haliti për Euronews Albania.

Sipas tij, tash meqë Serbia i ka zbatuar disa marrëveshje së fundi radha do t’i kalojë Kosovës për ta zbatuar Asociacionin.

“Ne jemi në bisedime me Serbinë, ajo ka realizuar tri marrëveshje të nënshkruara dhe me siguri që topi do të hidhet te ne në Kosovë, te Qeveria e Kosovës dhe topi është te Asociacioni”.