HomeAktuale“Hajde folim”, Abdixhiku thotë se kjo është platforma e tyre e komunikimit...

“Hajde folim”, Abdixhiku thotë se kjo është platforma e tyre e komunikimit me qytetarë

spot_img

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar platformën “Hajde folim”.

Ai tha se kjo është platform e tyre e re për komunikim me qytetarët, siç u shpreh, pa skenografi protokolare.

“HAJDE FOLIM – është platforma jonë e re e komunikimit me qytetarë. Pa skenografi protokolare. Pa filtra. Ballë për ballë. me qytetarë dhe të vërtetën e përditshme të Kosovës. E nisëm sot në Kurriz.  Dhe do ta vazhdojmë në çdo anë të Kosovës”, shkroi ai.

Kreu i LDK-së u shpreh se me takime të tilla do të vazhdojnë në çdo anë të Kosovës.

“Në çdo qytet, në çdo shesh, duam të ulemi pranë qytetarëve e të flasim hapur për jetën e tyre, për brengat, zhgënjimet, shpresat dhe idetë e tyre për vendin. Sepse besojmë se politika nuk duhet të jetojë e mbyllur në zyra, studio televizive apo rrjete sociale. Politika duhet të jetë mes njerëzve”.

“Kosova ka nevojë për më pak propagandë e më shumë dëgjim. Më pak zhurmë e më shumë kuptim. Dhe pikërisht prej këtyre bisedave duam ta ndërtojmë rrugëtimin tonë të përbashkët përpara. Ejani në ngjarjet e radhës. Hajde folim”, u shpreh ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...