Hailey “shqetëson” fansat, i bën unfollow Justinit

Hailey “shqetëson” fansat, i bën unfollow Justinit

Hailey Bieber ka “shqetësuar” fansat pasi nuk po e ndjek më bashkëshortin Justin Bieber në rrjetin social, Instagram.

Modelja, 28 vjeçe mori komente të ndryshme nga fansat duke nisur prej atyre që e përkrahën për veprimin, shkruan Daily Mail.

I shqetësuar, një fans shkroi: ‘Pse Hailey të bëri unfollow?’ ndërsa të tjerët u përgjigjën shpejt: ‘Ke të drejtë ajo tha, unë sapo kontrollova’.

Së fundi është përfolur për një ndarje mes çifti Bieber.