
Gruda dhe Ahmeti nënshkruajnë kontratë profesionale me Prishtinën
FC Prishtina ka njoftuar se dy talentët e rinj, Elod Gruda dhe Amar Ahmeti, kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin. Sipas njoftimit të FC Prishtina, të dy lojtarët kanë treguar potencialin e tyre në ekipin U19, i cili po kalon një sezon pozitiv, dhe shpesh janë grumbulluar edhe në listën e lojtarëve për ndeshje zyrtare.
“Nënshkrimi i kontratave profesionale është një njohje e meritave të tyre dhe një investim i rëndësishëm në të ardhmen e klubit. Ky hap vjen në përputhje me strategjinë e FC Prishtinës për zhvillimin dhe promovimin e talenteve vendore, duke u dhënë mundësi të rinjve të rritur brenda akademisë që të bëhen pjesë aktive e projektit afatgjatë të klubit. Klubi mbetet i përkushtuar në krijimin e një strukture të qëndrueshme dhe konkurruese, me fokus të veçantë te lojtarët e rinj”, ka njoftuar FC Prishtina.
