Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, me dy fëmijët e saj shkon në strehimore

Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, me dy fëmijët e saj shkon në strehimore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë, Shtime, Gjakovë, Mitrovicë.

Prishtinë  05.05.2024-22:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar.

Lidhur me rastin, në prezencë  të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar.

Obiliq 05.05.2024-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili nuk ka qëndrueshmëri  psikike (i sëmur) ka shkaktuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në psikiatri është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë  06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie për të cilën posedonte leje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 06.05.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shtime 06.05.2024, 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Gjakovë  06.05.2024, 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale pasi që i njëjti i kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jugu  06.05.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.