Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” në Zvicër

Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” në Zvicër

Lara Gut-Behrami është shpallur “Sporistja e vitit” në Zvicër nga “Sports Awards”.

Ky çmim është i treti për “nusen e Kosovës”, gruan e ish futbollistit të njohur shqiptar Valon Behramit.

Vitit që shkoi ishte i jashtëzakonshëm për Gut-Behramin, e cila fitoi në tetë gara të Kupës së Botës.

Ajo është numri një i Super-G.

Në moshën 33-vjeçare, ajo është në formën më të mirë të mundshme.

Skiatorja nga Zvicra, më parë këtë çmim e ka fituar në vitet: 2023 dhe 2016.

Nga shteti zviceran u vlerësua lart edhe futbollisti Granit Xhaka.

Xhaka u shpall si “futbollisti më i vlefshëm” për vitin 2024.