Gruaja dhe e dashura i shkaktojnë probleme, pasuria e Walkerit në rrezik
Lojtari i njohur Kyle Walker vijon të bëjë bujë për jetën e tij personale.
Shkak për këtë u bë një jetë e dyfishtë e yllit anglez, që për më shumë se dy vite jetonte me gruan e tij Annie Kilner, me të cilën u martua në vitin 2021, por edhe me të dashurën e tij në fshehtësi, Lauryn Goodman.
Annie Kilner njoftoi ndarjen nga Walker në janar të vitit 2024, pasi mësoi se Lauryn kishte një fëmijë me futbollistin, me vajzën që kishte lindur në korrik të 2023.
Sipas “The Sun”, Kyle Walker mbeti i habitur kur mësoi faktin se Annie kërkon divorcin dhe gjysmën e pasurisë së tij. Palët janë në bisedime, për hapat e ardhshëm që do të ndjekin.
34-vjeçari i ishte lutur që të mos tregonte, madje në merkaton e verës së 2023, mbrojtësi i djathtë mendoi të largohej nga City, për të kaluar te Bayern Munich, vetëm për t’i shpëtuar skandalit.
Annie e tronditur, pasi ishte shtatzënë me fëmijën e katërt me Kyle Walker, vendosi të ndërpresë marrëdhënien. Tashmë palët po shkojnë drejt divorcit, por fakti se Annie kërkon 27 milionë paund, që është gjysma e pasurisë së lojtarit, i ka hapur atij telashe të mëdha. BW