Greqia sërish goditet nga një tërmet i fortë

Greqia sërish goditet nga një tërmet i fortë

Greqia nuk ka gjetur qetësi as ditën e sotme. Raportohet se edhe një tërmet i fortë është regjistruar atje.

Fuqia e dridhjes ka qenë 4.7 ballë të Rihterit.  Thuhet se epiqendra e lëkundjes së tokës ishte në zonën e Ilisë, dhe se dridhjes ishin ndjerë edhe në disa qytete tjera.

Greqia edhe një ditë më parë është ‘dridhur; nga tërmeti në afërsi të Kyllinit.

Raportohet se dridhjet ishin 4.9 të shkallës Rihter.

Deri tani nuk është bërë e ditur nëse ka ndonjë të lënduar apo edhe dëme materiale.