Greqi: 42-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë, u aksidentua me mjet bujqësor
Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.
Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri, shkruan TopChannel.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të lënduarin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.