HomeAktualeGratë në Shqipëri po plaken më shpejt se burrat

Gratë në Shqipëri po plaken më shpejt se burrat

spot_img

Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane e burrave në Shqipëri në vitin 2024 është 43,1 vjeç, ndërsa për gratë është 45,4 vjeç – diferenca është 2,3 vjet.

Nëse dikur Shqipëria njihej si një nga vendet më të reja të Europës, sot tabloja po ndryshon me shpejtësi. Popullsia po plaket, lindjet po bien dhe emigracioni vazhdon të zbrazë grupmoshat e reja.  Në këtë transformim demografik, gratë po shfaqen si grupi që po plaket më shpejt. Sipas INSTAT, mosha mediane e grave ka arritur në 45,4 vjeç, duke kaluar për herë të parë pragun e 45 viteve.

Sipas raportit “Gratë dhe Burrat 2025” të INSTAT, mosha mediane e grave në vend ka arritur në 45,4 vjeç, ndërsa ajo e burrave është 43,1 vjeç. Kjo do të thotë se gjysma e grave në Shqipëri janë mbi moshën 45 vjeç, ndërsa gjysma nën këtë moshë.

Diferenca nuk lidhet me faktin që gratë po lindin më pak apo po largohen më pak nga vendi, por kryesisht me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Gratë shqiptare jetojnë mesatarisht më gjatë se burrat dhe si pasojë përbëjnë pjesën më të madhe të grupmoshave të avancuara.

Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i dukshëm teksa brezat e rinj po tkurren për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm. Tw dhwnat tregojnw edhe se brenda një viti, mosha mediane e grave u rrit me 0.7 vjet.

Në të njëjtën kohë, popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në fund të vitit 2024, vendi kishte 2,36 milionë banorë, 1,2% më pak se një vit më parë.

Numri i grave ra me 1%, ndërsa ai i burrave me 1,3%. Edhe pse gratë vazhdojnë të përbëjnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë, struktura e tyre po zhvendoset gradualisht drejt moshave më të mëdha.

Një faktor tjetër që po përshpejton plakjen është emigracioni.

Gjatë vitit 2024, migracioni neto rezultoi negativ si për gratë ashtu edhe për burrat, por numri i largimeve mbetet i lartë. Kur largohen kryesisht të rinjtë në moshë pune dhe lindjet bien nga viti në vit, pesha e grupmoshave të vjetra në popullsi rritet automatikisht.

Për ekonominë, kjo përkthehet në sfida konkrete. Një popullsi më e moshuar do të thotë më pak njerëz në tregun e punës, më shumë presion mbi skemën e pensioneve, rritje të kërkesës për shërbime shëndetësore dhe kujdes afatgjatë.

Për gratë, ndikimi është edhe më i madh, pasi ato jetojnë më gjatë dhe për rrjedhojë kalojnë më shumë vite në pension apo në nevojë për shërbime sociale dhe shëndetësore.

Nëse trendi aktual vazhdon, Shqipëria mund të përballet brenda pak dekadash me një strukturë popullsie ku grupmoshat e treta do të kenë peshë gjithnjë e më të madhe, ndërsa brezat e rinj do të jenë gjithnjë e më të paktë. Dhe siç tregojnë shifrat e INSTAT, kjo plakje po ndihet më fort te gratë sesa te burrat./Monitor

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...