Grapeland Kampion, Smajl Latifi vjen me urim

Grapeland Kampion, Smajl Latifi vjen me urim

“Urime ekipit tonë, Grapeland, për fitoren e madhe në finalen e Kupës së Ligës së Parë, Final 8, me rezultat 83 me 62 ndaj KEKU-t! Një ndeshje e jashtëzakonshme, një ekip me zemër të madhe dhe një qytet që gjithmonë qëndron pas tij!”, ka shkruar në Facebook kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Ai ka falënderuar lojtarët, stafin dhe tifozët që e bënë këtë moment të paharrueshëm.

“Kjo fitore është për Rahovecin!”, ka shkruar Latifi.