Granit Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2024

Granit Xhaka shpallet “Lojtari më i vlefshëm” në Zvicër për vitin 2024

Mesfushori nga Kosova me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shpallur si “Lojtari më i vlefshëm”  i vitit në Zvicër.

Ky çmim iu dha Xhakës nga “Sports Aëards”, teksa në garë ishte me Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Ëalti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).

Xhaka vitin që shkoi arriti që ta ndihmonte kombëtaren e Zvicrës që të shkonte deri në gjysmëfinale të Euro 2024.

Ndërsa sukses të jashtëzakonshëm pati në Bundesligë, ku u shpall kampion me Leverkusenin, e fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.