
Granit Rugova shpall kandidaturën për kryetar të KB Prishtina
Ish-basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova, ka shpallur kandidaturën e tij për pozitën e kryetarit të klubit basketbollistik të Prishtinës, pas tërheqjes së Bekë Berishës.
Rugova theksoi se vendimi i tij nuk vjen nga ambicie personale, por nga një obligim moral dhe bindja se ka njohuritë, përvojën dhe energjinë e nevojshme për ta udhëhequr klubin drejt suksesit, në bashkëpunim me Plisat, qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë dashamirët e klubit.
“PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit. Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence”, shkroi ndër tjerash Rugova.
