Grajqevci: Çështja e personave të zhdukur e neglizhuar nga politika

Grajqevci: Çështja e personave të zhdukur e neglizhuar nga politika

Kryetar i Këshillit të Familjarëve të Pagjetur, Ahmet Grajqevci, thotë se çështja e personave të zhdukur është neglizhuar nga politika e Brendshme, e Jashtme, nga Bashkimi Evropian, dhe nga ShBA-të.

“Çështja e personave të zhdukur nga krimet është një çështje më e dhimbshme, një plagë që kullon dhe do të kullon deri në momentin që gjendet personi i fundit”, tha ai.

“Çështja e personave të zhdukur është neglizhuar që nga fillimi, edhe deri më sot, qoftë nga politika e brendshme, e jashtme, dhe nga Bashkimi Evropian, qoftë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha tutje ai.

“Çështja më e lehtë është që Serbia të kushtëzohet për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, shtoi Grajqevci në Edicionin Special në Klan Kosova.