Graboci i Pejës u jep mbështetje kandidatëve për deputetë nga AAK-ja, edhe biznesmenit Ramush Ahmetaj
Kandidatët për deputetë të ardhshëm nga radhët e AAK-së për Pejë, Ramush Ahmetaj, Ali Berisha, Arbër Tolaj dhe Djellza Kukaj kanë mbajtur një takim me banorët e Grabocit të Pejës.
Ata morën përkrahje maksimale nga banorët e këtij fshati, me peshë të madhe, që lindi e rriti heronj, trima e njerëz të qëndresës.
Grabovci i Bekim Berishës legjendarit të UÇK-së, e Rexhep Kelmendit luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, shok e bashkëluftëtar i Ramush Ahmetajt, kandidatit për deputet, i Nezir Gashit, njeriut të pathyeshëm në burgjet e Serbisë.
“Kandidatët për deputetë nga radhët e AAK-së në këtë fshat me histori të madhe gjetën përkrahjen maksimale, ata u dhanë forcë të pranishmëve për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Kandidatët për deputet në fjalimet e tyre u zotuan se do jenë aktiv në mbrojtje të interesit dhe ngritjes së zërit për secilin problem që kanë banorët e këtij fshati. Secili prej deputetëve në ardhje e vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së AAK-së në Grabovc, por edhe të pjesëmarrësve tjerë përkrahës dhe votues në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar në “Facebook” biznesmeni Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.