Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, ia marrin 250 euro dhe telefonin

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, ia marrin 250 euro dhe telefonin

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në fshatin Henc të Fushë Kosovës.

Policia bën të ditur se persona të maskuar kanë sulmuar një person, duke ia marrë 250 euro dhe një telefon.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturë në lëvizje, tre persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës dhe thikës, duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një telefon celular dhe 250€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.