Google do të investojë 2 miliardë dollarë në Malajzi, ja për çfarë bëhet fjalë
Google planifikon të investojë 2 miliardë dollarë në Malajzi, duke zhvilluar qendrën e parë të të dhënave dhe një qendër Google Cloud në hapin më të fundit të madh nga një gjigant teknologjik amerikan në vendin e Azisë Juglindore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lajmi vjen pas njoftimit të fundit të Microsoft se do të investonte 2.2 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme në ndërtimin e infrastrukturës së re Cloud dhe Inteligjencës Artificiale të Malajzisë.