Goffus i qartë rreth hapjes së Urës së Ibrit: Duhet koordinim me NATO-n dhe ndërkombëtarët

Goffus i qartë rreth hapjes së Urës së Ibrit: Duhet koordinim me NATO-n dhe ndërkombëtarët

Thomas Goffus, ndihmëssekretar i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, gjatë ditë së djeshme qëndroi në Kosovë, ku takoi kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit me dy krerët e lartë të shtetit tonë, Goffus ka treguar qëndrimet në lidhje me disa tema të rëndësishme.

Sipas Goffusit, rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it është bërë për të menaxhuar “sfidat e sigurisë”. Tutje, Goffus tha se shtimi i trupave nuk është zgjidhja për paqen dhe stabilitetin afagjatë në Kosovë.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të menaxhonim, për fat të keq, një mjedis më sfidues të sigurisë dhe tensione të vazhdueshme. Kjo tregon, edhe një herë, përkushtimin e palëkundur politik të aleatëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Edhe pse fatkeqësisht është e nevojshme për momentin, më shumë trupa nuk janë zgjidhja për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë”, ka thënë Goffus.

Duke folur për çështjen e Urës së Ibrit, Goffus tha se duhet të ketë koordinim.

“Është jetike që të kemi një koordinim në kohë dhe efektiv me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar.

Këtë ua theksova të gjithë bashkëbiseduesve të mi sot.

Kjo vlen për një mori çështjesh, duke përfshirë urën e Ibrit, ku ushtarët e KFOR-it kanë një prani fikse të gjatë” – tha ai, transmeton RTK.

Tutje, Goffus e përmendi dialogun në Bruksel, duke thënë se është esenciale që Kosova dhe Serbia të përfshihen në mënyrë konstruktive.

“Është esenciale që edhe Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zgjidhur çështjet e mbetura. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, të implemtentojnë marrëveshjet e arritura pa vonesë. Siç i kemi parë veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe rrezikon trupat e KFOR-it”, tha ai.

Tutje, ai tha se veprimet e papritura në veri të Kosovës mund të rrizin rrezikun e dhunës.

“Veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, veçanërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, që minon sigurinë e njerëzve në Kosovë dhe rrit rrezikun me të cilin përballen trupat e KFOR-it. Kjo rrit shqetësimin e aleatëve të NATO-s për stabilitetin e rajonit, sigurinë e Kosovës dhe sigurinë e trupave të tyre”, ka theksuar ai.

“Ekziston një mundësi dhe një nevojë për të ndërmarrë hapa pozitivë drejt depërshkallëzimit dhe uljes së presionit, përmes dialogut konstruktiv për zgjidhje të qëndrueshme”, ka deklaruar Goffus.

Goffus tha se duhet të ketë përgjegjësi për sulmet në Zveçan, ku mbetën të lënduar 93 ushtarë të KFOR-it, dhe për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Më 29 maj 2023 në Zveçan, burrat dhe gratë e NATO-s pësuan sulme të paprovokuara dhe të papranueshme, duke lënë 93 prej tyre të plagosur, disa prej tyre rëndë.

Kjo është e papranueshme.

Presim që përgjegjësit për ngjarjet e vitit të kaluar në Zveçan, si dhe në Banjskë, të mbajnë përgjegjësi.

NATO-ja e ka bërë shumë të qartë këtë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë” – ka thënë ai.-Nacionale