Goditet për vdekje një motoçiklist në Komoran

Goditet për vdekje një motoçiklist në Komoran

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në Komoran.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje dhe motoçikleta.

Kështu bëri të ditur për teve1.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.