Gjyqtari Latif Demolli merr yllin e tretë – rangu më i lartë në IBA

Gjyqtari Latif Demolli merr yllin e tretë – rangu më i lartë në IBA

Një lajm i mirë për Federatën e Boksit të Kosovës ka ardhur sot nga Federata Botërore e Boksit (IBA).

IBA ia ka konfirmuar FBoxK-së ngritjen në nivelin më të lartë të ndarjes së drejtësisë për gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli.

“Në letrën e IBA-së thuhet se gjyqtari Demolli tani e tutje do të ketë statusin e gjyqtarit të IBA-s 3 yje, që është rangu më i lartë në Federatën Botërore të Boksit. Kjo u mundësua pas kompletimit me sukses të kursit të mbajtur në Poreç të Kroacisë, ku u mbajt Evropiani i të rinjve”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.