
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat përmbyllëse në shkurt
Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.
Më 11 shkurt, deklaratën përmbyllëse është paraparë të bëjë ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi i plotë:
https://www.evropaelire.org/a/deklaratat-permbyllese-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-/33649705.html
