Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arrest për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon urdhër-arrest për Netanyahun

Gjykata Ndërkombëtare Penale është duke kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe liderin e Hamasit Yahya Sinwar, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Karim Khan KC, kryeprokuror i GJNP-së, ka thënë për CNN-in se akuzat kanë lidhje me sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit dhe lufta që pasoi në Gaza.

GJNP-ja gjithashtu është duke kërkuar urdhër-arrest për Yoav Gallant, ministrin izraelit të mbrojtjes.

Akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit përfshijnë “shkaktimin e urisë si metodë lufte, përfshirë mohimin e ndihmave humanitare dhe bombardimin e qëllimshëm të civilëve në konflikt”, ka thënë Khan.