
Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e ACCF-së
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone (ACCF). Vendimi u mor gjatë Kongresit të 10-të të ACCF-së, mbajtur nga 6 deri më 8 maj 2025 në Bukuresht, Rumani.
Ky anëtarësim forcon më tej bashkëpunimin ndërkombëtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila tashmë është pjesë e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese dhe një nga themelueset e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese.