GJNP-ja lëshon fletarrestime për Netanyahun dhe zyrtarët e Hamasit
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar të enjten fletarrestime për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.
Netanyahu e dënoi fletarrestimin e lëshuar ndaj tij, duke thënë se Izraeli “kundërshton me neveri veprimet absurde dhe të rreme”. Në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij, ai tha se “nuk ka asgjë më të drejtë sesa lufta që Izraeli po kryen në Gazë”, raporton Rel.
Vendimi i GJNP-së nënkupton se Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë.