HomeAktualeGjini: Zvarritja e zgjedhjes së presidentit rrezikon të krijojë paqartësi edhe më...

Gjini: Zvarritja e zgjedhjes së presidentit rrezikon të krijojë paqartësi edhe më të madhe

spot_img

Kryesia e Aleancës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të parën pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka thënë se Aleanca vazhdon të ketë qëndrim të prerë sa i përket Gjykatës Speciale, ndërsa ka kërkuar që procesi i ndihmës ligjore për krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbrojtja e të drejtave shtetërore të Kosovës të mos përzihen me politika partiake.

Gjini ka shprehur shqetësimin edhe për zvarritjen e procesit për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se afrimi i fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe, sipas tij, tendencat për manovra me afate dhe lëndë të reja në Kushtetuese, mund të krijojnë paqartësi të mëtejshme për qytetarët.

“Aleanca ka qenë konsistente dhe konstruktive për çdo çështje që lidhet me historinë tonë, me të sotmen dhe me të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka theksuar se Aleanca do të vazhdojë angazhimin politik për, siç është shprehur, mbrojtjen e rendit kushtetues, rikthimin e normalitetit institucional dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...