HomeAktualeGjini takon raportuesin e PE-së për Kosovën: Papërgjegjësia politike po e dëmton...

Gjini takon raportuesin e PE-së për Kosovën: Papërgjegjësia politike po e dëmton vendin

spot_img

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar takim me eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamenti Evropian për Kosovën.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Gjini bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe për rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve funksionale.

Ai theksoi se integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian mbetet mbi çdo interes tjetër për Kosovën, duke shtuar se AAK vazhdon të jetë e përkushtuar në këtë orientim strategjik.

“Integrimi në NATO dhe BE është mbi të gjitha interesat e tjera për Kosovën. Ashtu si gjithmonë, Aleanca vazhdon të qëndrojë fuqishëm në orientimin e saj për arritjen e këtyre caqeve”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kosova po përballet me një periudhë të vështirë si pasojë e, siç e cilësoi ai, papërgjegjësisë politike, duke përmendur humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian, rrezikimin e proceseve integruese, si dhe sfidat ekonomike dhe institucionale.

Gjini ka falënderuar eurodeputetin Terras për punën e tij dhe për angazhimin që Kosova të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian.

“E falënderova raportuesin Terras për punën e tij dhe për insistimin që Kosova të bëjë hapa përpara në rrugën e integrimit drejt BE-së”, ka deklaruar Gjini.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...