HomeAktualeGjini sqaron pozicionin e Aleancës: Nuk i kemi vendosur Kurtit kushte për...

Gjini sqaron pozicionin e Aleancës: Nuk i kemi vendosur Kurtit kushte për pushtet

spot_img

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin “Pressing” në T7 ka folur për 6 pikat e ofertës së Aleancës, duke sqaruar se ky propozim nuk përmban asnjë interes vetjak apo kërkesë për poste, por synon zhbllokimin e situatës politike dhe zhvillimin strategjik të vendit.

“Ne nuk kemi vendos kushte, konsiderojmë me qenë një ofertë me ndihmu me zhbllokimin e situatës. Oferta jonë ka të bëjë me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe me rregullimin e proceseve që do të jenë ndihmesë e madhe strategjike për Kosovën, për vitet që vijnë”, ka thënë Gjini, duke potencuar se kërkesa për gazin amerikan mbetet prioriteti kryesor i tyre brenda një afati të shkurtër kohor.

“Kërkesa jonë për me pranu gazin amerikan, është kërkesë strategjike, nuk është vetjake, se nuk është ai gaz për ne, nuk kemi kërku asnjë pjesëmarrje në institucione, as në qeveri. Asgjë nuk është kusht, përpos ofertës tonë që gazi amerikan të jetë i pranuar për Kosovën, nuk guxojmë me u vonu kemi 9 deri në 10 muaj.”

Përveç sigurisë energjetike, oferta përfshin ndryshime të rëndësishme në ekonomi, bujqësi dhe infrastrukturë. Gjini shpjegoi se kanë kërkuar lehtësimin e operimit për bizneset e vogla dhe të mesme duke e ngritur pragun nga 30 mijë në 100 mijë euro, pasi me pragun e tanishëm e kanë të pamundur të marrin kredi apo të punësojnë njerëz. Po ashtu, ai përmendi kërkesën për heqjen e tatimit në pronë që të punohet më shumë toka e t’u lehtësohet jeta bujqve, ndarjen e 1 miliard eurove për Prishtinën si obligim i shtetit për kryeqytetin, si dhe përfundimin e të gjitha autostradave të nisura.

Kreu i Aleancës u shpreh i befasuar me heshtjen e plotë të spektrit politik ndaj këtyre pikave jetike, duke thënë se askush nuk ka marrë mundimin as t’i refuzojë e as t’i pranojë ato publikisht.

“Befasia jonë është që nuk e ka marrë mundin asnjë njeri me thanë janë të pranushme apo të papranueshme. Pak ka njerëz në Kosovë sot që nuk e kuptojnë që nuk janë të parëndësishme. Askush nuk është i interesuar me fol, me thanë nuk duam apo duam gaz amerikan. Me i tregu arsyet pse bëjnë apo bëjnë. Mundet me ndodhë që i bëjnë votat, në rregull jemi.”

Gjini bëri thirrje që politika kosovare të largohet nga inatet e vjetra dhe të fokusohet te projektet që ndihmojnë qytetarët.

“Ne duhet me tregu që në politikën e Kosovës është shpenzuar mjaftueshëm kohë për me tregu kush kujt ia lëshoi kilen, edhe ne kemi vendos me kërku diçka që është në të mirë të qytetarëve. Asgjë nuk po duam prej Albin Kurtit, asnjëherë, e kemi kërkesë këtë listë. Mendoj që edhe partitë tjera në opozitë po edhe partia që i ka fitu zgjedhjet duhet me e mendu, a është në rregull me qeverisë një parti që e len Kosovën në terr.”

 

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...