HomeAktualeGjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale

spot_img

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbledhjes së radhës të Kryesisë së kësaj partie, duke shprehur shqetësimin për krizën politike dhe bllokadën institucionale në të cilën ndodhet vendi.

Gjini ka thënë se pozicioni i Aleancës që nga përfundimi i zgjedhjeve ka qenë konstruktiv dhe në funksion të krijimit të institucioneve të rregullta.

Sipas tij, Aleanca ka hartuar një ofertë të qartë në interes të qytetarëve, por ajo po injorohet nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet.

“Si Aleancë, ne kemi hartuar një ofertë të qartë të dedikuar për qytetarët, e cila po injorohet totalisht nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet, edhe pse zotimi ndaj këtyre pikave do të çonte menjëherë në tejkalimin e këtij ngërçi politik”, ka shkruar Gjini.

Postimi i tij:

Sot bashkë me kolegët në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Aleancës diskutuam mbi krizën e thellë politike dhe bllokadën e paprecedentë institucionale në të cilën po kalon vendi ynë.

Pozicioni ynë, që nga ditët e para pas mbylljes së kutive të votimit, ka qenë plotësisht konstruktiv dhe pro krijimit të institucioneve të rregullta.

Si Aleancë, ne kemi hartuar një ofertë të qartë të dedikuar për qytetarët, e cila po injorohet totalisht nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet, edhe pse zotimi ndaj këtyre pikave do të çonte menjëherë në tejkalimin e këtij ngërçi politik.

Në vend të zgjidhjes, sot po shohim një shpërfillje të pafalshme ndaj Kushtetutës së Kosovës, ku pas shkeljes dhe djegies së afateve për konstituimin e Kuvendit, Kosova rrezikon bllokadën totale.

Partia që ka fituar zgjedhjet po i bën sulm vetë shtetit përmes ligjeve që cenojnë pavarësinë e institucioneve, duke shkatërruar rendin kushtetues. Ky çmontim i shtetit po degradon ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin, duke dëmtuar rëndë imazhin tonë në botë.

Kosova është më e madhe se çdo krizë politike e shkaktuar artificialisht si kjo që po shohim sot.
Si Aleancë, do të vazhdojmë të angazhohemi në mbrojtje të projektit tonë shtetëror dhe do të përdorim çdo rrugë politike për të rikthyer normalitetin dhe zhvillimin në vend.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...