HomeAktualeGjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të...

Gjini: Nuk e bllokojmë Kosovën – s’do të kishte president më të mirë se Haradinaj

spot_img
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve të reja, por kërkon një zotim të qartë me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve të Kosovës.
Në një konferencë për media, Gjini tha se partia e tij nuk do ta pengojë krijimin e institucioneve dhe se, nëse është e nevojshme, do të ofrojë edhe kuorumin.

“Kjo nënkupton që nuk do të pengojmë themelimin e institucioneve, në asnjë mënyrë, nëse ka nevojë për kuorum, do ta bëjmë kuorumin, por na duhet zotimi i pastër me shkrim që këto veprime do të ndërmerren, në kundërvlerë nuk kërkojmë asgjë”, tha ai.

Në konferencë, Gjini foli edhe për mundësinë që Ramush Haradinaj të propozohet për president të vendit, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte nder për Aleancën, por nuk do të vendoset si kusht për mbështetjen e tyre.

“Nëse Ramush Haradinaj do të propozohet për president, vlen e njëjta formulë, për neve do të ishte nder, por nuk jemi duke e vendosur si kusht. Ne mendojmë që Kosova nuk do të mund të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj tash, mirëpo nuk po duam ta bllokojmë Kosovën për këtë bindje tonën që është e plotë dhe e pandryshueshme”, tha ai.

Gjini theksoi se Aleanca nuk po kërkon poste politike në këmbim, por sipas tij, partia e tij synon që pesha e saj politike të përdoret për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe jo për interesa partiake.
“Edhe një herë, jemi të gatshëm edhe të bëjmë kuorum, por po kërkojmë diçka për qytetarin e Kosovës, jo për vete, nuk kemi kurrfarë kushti vetijak, nuk duam as ministra, as zëvëndësministra, as ambasadorë, as borde, asgjë, por nuk guxojmë ne të jemi indiferentë dhe mos ta përdorim peshën tonë politike për ta rregulluar jetën e qytetarit të Kosovës”, tha kryetari i Aleancës, Ardian Gjini. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...