HomeAktualeGjini nga Juniku: Biznesi vendor është motori i ekonomisë

Gjini nga Juniku: Biznesi vendor është motori i ekonomisë

spot_img

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, e ka nisur ditën e sotme me një vizitë në një kompani në Junik, duke vlerësuar rolin e bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend.

Gjatë vizitës në këtë kompani, e cila punëson mbi 100 persona, Gjini theksoi se pas çdo vendi pune qëndrojnë familje që jetojnë me dinjitet nga puna e ndershme, duke e cilësuar biznesin vendor si shtyllë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ky është motori i vërtetë i ekonomisë së Kosovës, biznese që zhvillohen këtu dhe na bëjnë krenarë në të gjithë botën. Biznesi vendor ka nevojë për terren të pastër që të zhvillohet dhe të punësojë edhe më shumë”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka theksuar se qeveria e ardhshme duhet t’i trajtojë bizneset si partnerë të zhvillimit, e jo si pengesë apo objekt presioni.

“Sikush që krijon qoftë edhe një vend të vetëm pune në Kosovë duhet parë si partner, jo si shënjestër. Me punë, mbështetje dhe zhvillim real mund ta forcojmë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve”, është shprehur Gjini gjatë vizitës në Junik.

Vizita në kompani u paraqit si pjesë e angazhimit të kandidatit të Aleancës për të dëgjuar nga afër sfidat dhe nevojat e sektorit privat, me fokus krijimin e një klime më të favorshme për investime dhe punësim.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...