Sot, në takimin e rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve, kryetari Ardian Gjini, së bashku me drejtorët komunalë nga Aleanca, diskutuan për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës.
Duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, kryetari Gjini theksoi se Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët e Kosovës kundrejt abuzimit që po ndodh me pushtetin nga niveli qendror. Ai i nxiti drejtorët komunalë të jenë të saktë në punë dhe korrektë me qytetarët.
Kryetari Gjini nënvizoi se, krahas takimeve të rregullta me të gjitha strukturat e Aleancës, do të vazhdojnë edhe takimet në terren me qytetarët, me qëllim të prezantimit të platformës politike dhe të vizionit të Aleancës për zhvillimin e vendit.

