Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë publike përgjigjen që ia ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, pas ftesës së këtij të fundit për takim lidhur me krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gjini ka bërë të ditur se AAK nuk e sheh të nevojshëm mbajtjen e një takimi, duke theksuar se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar.

