HomeAktualeGjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së për të mos bashkëqeverisur me Kurtin...

Gjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së për të mos bashkëqeverisur me Kurtin e VV-në

spot_img

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Gjini ka thënë se Aleanca prej kohësh ka paralajmëruar, siç e quan ai, “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.

“Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kurti synon të ketë kontroll të plotë mbi institucionet dhe shtetin, të cilin, siç shprehet Gjini, “po e degradon çdo ditë”.

“Aleanca mbetet e qartë. Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë: 1. Gazin amerikan, 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike, 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore,  4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla, 5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në prone, 6. Të investojë në kryeqytet.”, ka shkruar Gjini.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...