Kryesia e OVL UÇK, e drejtuar nga kryetari Hysni Gucati, ka takuar sot kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini, të cilit i kanë uruar zgjedhjen kryetar i kësaj partie.
“I uruam mbarësi në përgjegjësitë që e presin dhe shprehëm gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë në çështjet me interes për veteranët e luftës dhe për vlerat e luftës çlirimtare”, ka njoftuar OVL UÇK.
Kryetari Gjini ka theksuar se respekti dhe kujdesi për historinë tonë, si dhe për ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, janë investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë.
“Aleanca qëndron gjithmonë në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

