HomeSportGjilani triumfon në derbi ndaj Ballkanit, Feronikeli 74 befason Dritën

Gjilani triumfon në derbi ndaj Ballkanit, Feronikeli 74 befason Dritën

spot_img

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 1:0.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin me bar sintetik në Gjilan u vendos nga Robert Rrahmani, i cili realizoi në minutën e 66-të për t’ia siguruar skuadrës së Debatik Currit tri pikë të vlefshme.

Për Gjilanin kjo ishte fitorja e tretë në këtë edicion, pas një barazimi dhe një disfate në tri ndeshjet paraprake. Me këtë sukses, gjilanasit kanë arritur në kuotën e 10 pikëve dhe renditen në vendin e tretë.

Në anën tjetër, Ballkani pësoi humbjen e dytë të sezonit, pas një serie prej tri fitoreve radhazi. Skuadra e drejtuar tashmë prej Sami Sermaxhajt mbetet me nëntë pikë dhe zbret në pozitën e katërt.

Fitore të madhe ka regjistruar edhe Feronikeli 74, që në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas e ka mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për skuadrën e Elon Berishës e shënoi Avni Selmani në minutën e 47-të. Për Selmanin ky ishte goli i dytë në këtë edicion.

Kjo ishte fitorja e parë sezonale për Feronikelin 74. Pas pesë xhirove, skuadra nga Drenasi ka tri pikë dhe renditet në vendin e nëntë.

Drita, ndërkohë, pësoi humbjen e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Kampionia në fuqi mbetet me shtatë pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Prishtinës.

Lajmet e Fundit

Kreshnik Kaçiu zgjidhet kryetar i Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative të...

Trump premton 5 mijë dollarë për secilin amerikan të rritur

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka premtuar se amerikanët e rritur mund të përfitojnë...

Ronaldo vazhdon ndjekjen e shifrës 1000: Ylli portugez shënoi golin e 979-të në karrierë

Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola me një ritëm të pandalshëm. Ylli portugez realizoi...

Mot i ndryshueshëm, reshje shiu e mundësi për bubullima

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...