Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi ka bërë të ditur se ky bashkëpunim është mbyllur, duke e falënderuar Currin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës.
“Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet në komunikatën e klubit.
Gjilani ka bërë të ditur se për zhvillimet e ardhshme lidhur me organizimin e shtabit teknik, opinioni publik do të informohet me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
Ndërkohë, klubit i mbetet të vendosë për hapat e ardhshëm në organizimin e shtabit teknik pas largimit të Debatik Currit.

