Gjilani liron dy futbollistë
Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin.
Sipas njoftimit të këtij klubi, Mustafa dhe Shaqiri ishin shembull i profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë.
“Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët Arbër Mustafa dhe Eldonit Shaqiri. Në kërkim të hapësirave për të luajtur më shumë, klubi ka mirëkuptuar futbollistët dhe ka ndarë rrugën e bashkëpunimit. Sikurse Mustafa, po ashtu edhe Shaqiri ishin shembuj të profesionalizmit dhe përkushtimit të treguar në punë. Gjilani i falënderon Arbërin dhe Eldonitin për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e klubit, ndërkohë që u uron shumë suksese në angazhimet e tyre të reja sportive”, ka njoftuar Gjilani.