Gjilani do të bëhet me stacion të ri të Autobusëve
“Stacioni i Autobusëve po bëhet realitet, falë bashkëpunimit me MAPL dhe ministrin Elbert Krasniqi!”, ka shkruar në Facebook kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai ka thënë se një nga projektet me vlerë të madhe për qytetin, që sjell ndryshimet e nevojshme infrastrukturore dhe funksionale, po fillon të realizohet këtë vit.
“Projekt pas projekti, drejt realizimit të projekteve të nevojshme për qytetarët tanë!”, ka shkruar Hyseni.