HomeAktualeGjermania thyen rekordin e temperaturave, termometri arrin 41.3 gradë Celsius

Gjermania thyen rekordin e temperaturave, termometri arrin 41.3 gradë Celsius

spot_img

Gjermania ka vendosur sot një rekord absolut të temperaturës, me 41.3 gradë Celsius të regjistruara në një lagje të qytetit Saarbruecken, në perëndim të vendit, sipas të dhënave paraprake të shërbimit meteorologjik gjerman (DWD).

“Kjo vlerë është arritur për herë të parë në Gjermani” që nga fillimi i matjeve meteorologjike, njoftoi shërbimi përmes platformës sociale Bluesky.


Rekordi i mëparshëm i temperaturës në Gjermani ishte 41.2 gradë Celsius, i regjistruar më 25 korrik 2019.

“Është plotësisht e mundur që kjo temperaturë të arrihet sërish nesër (të shtunën), madje edhe të tejkalohet lehtë”, tha për agjencinë AFP Uwe Baumgarten, meteorolog në DWD, shkruajnë mediat.

Meteorologët gjermanë kanë lëshuar sot në mëngjes paralajmërime për valë të forta deri ekstreme të të nxehtit në të gjithë vendin. Dita më e nxehtë pritet të jetë e diela, kur temperaturat mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Parashikuesit thonë se vala e të nxehtit do të vazhdojë deri në fillim të javës së ardhshme.

Për shkak të temperaturave të larta, në shumë pjesë të Gjermanisë janë anuluar aktivitete sportive dhe ngjarje në ambiente të hapura.

Temperaturat ekstreme kanë rënduar edhe infrastrukturën, ndërsa kompania gjermane e hekurudhave ka paralajmëruar për probleme të mundshme dhe ka këshilluar që udhëtimet të shmangen, përveç rasteve kur janë të domosdoshme.

Përveç temperaturave të larta, nga e shtuna pritet të rritet gradualisht mundësia për stuhi nga perëndimi, me reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. /Telegrafi 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...