
Gjermania riafirmon mbështetjen për FSK-në
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, ka takuar Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Jashari, për të diskutuar mbi procesin e transformimit dhe të ardhmen e institucionit.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovës, komandanti Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.
Ndërsa zëvendësambasadori Botcher ka theksuar se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe i riafirmoi angazhimin e saj për t’i parë institucionet e sigurisë së Kosovës si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar të sigurisë evropiane.
