Gjermania mirëpret heqjen e kufizimit ndaj mallrave të Serbisë në Merdare

Gjermania mirëpret heqjen e kufizimit ndaj mallrave të Serbisë në Merdare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do ta mbështesim Qeverinë e Kosovës, për të garantuar që plotësohen kërkesat e saj të sigurisë, dhe do të monitorojmë proceset në pikën kufitare”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.