Gjermania kërkon të rekrutojë të rinj kosovarë për infermierë, ministrja e Shëndetësisë pasnesër vjen në Kosovë

Gjermania kërkon të rekrutojë të rinj kosovarë për infermierë, ministrja e Shëndetësisë pasnesër vjen në Kosovë

Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Ursula Nonnemacher do ta vizitojë Kosovën për të mësuar rreth rekrutimit të stafit të ri infermieror nga jashtë, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Një zëdhënës i ministrisë tha të hënën se ajo do të fluturojë të mërkurën për në Kosovë dhe më pas do të marrë informacion për projektin e modelit “National Matching Brandenburg”.

Projekti, i cili filloi në vitin 2016, synon vendosjen e refugjatëve dhe emigrantëve me profesione shëndetësore si specialistë në spitale dhe ambiente të kujdesit.

Fokusi është në “rekrutimin aktiv të të rinjve nga Kosova, të cilëve duhet t’u jepet perspektiva e karrierës dhe e jetës në Brandenburg përmes trajnimit si specialistë të infermierisë”, tha ministria vitin e kaluar, përcjell Express.

Projekti financohet nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë me rreth 230,000 euro në vit.